Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Keds i drejton letër konsumatorëve

Furnizuesi Publik KEDS, iu ka drejtuar konsumatorëve me një letër, duke sqaruar se në një afat të përcaktuar kohor do t’i përgjigjen të gjitha ankesave dhe kërkesave të qytetarëve. Megjithatë, ka thënë se struktura tarifore dhe çmimi i energjisë elektrike është i përcaktuar dhe aprovuar nga Zyra e Rregullatorit te Energjisë.

Zyrtarët e KEDS-it me anë të një letre u janë drejtuar konsumatorëve. “Me seriozitet të lartë i kemi pranuar shqetësimet e një numri të konsumatorëve përmes gazetës ditore, publikuar më 3 shtator 2014, për faturim jo të rregullt. Për më shumë, ne kemi kontrolluar data-bazën tonë dhe emrat e shkruar të konsumatorëve në shtypin ditor nuk ekzistojnë në listën e konsumatorëve të KEDS”.

Sipas kësaj letre, KEDS-i nga maji i vitit të kaluar ka zgjeruar dhe ka investuar në kanalet e komunikimit me qëllim të qenit më afër konsumatorëve. “Tani konsumatorët mund të parashtrojnë kërkesat dhe ankesat e tyre përmes numrave zyrtarë të qendrës së thirrjeve, emalit, duke vizituar zyrat e KEDS por edhe përmes rrjeteve sociale. KEDS ka promovuar leximin dhe faturimin përmes pajisjeve të dorës me qëllim të minimizimit të gabimeve dhe ofrimit të shërbimeve më të mira”, theksohet në letër.

Duke vlerësuar lartë rëndësinë e të qenit transparent, vazhdojmë të ofrojmë bashkëpunim të plotë për të gjithë përfaqësuesit e medieve dhe palëve të interesit me qëllim të përmirësimit të performansës së KEDS dhe përfundimisht ofrimit të shërbimeve më të mira për konsumatorë.

“Përfundimisht, të gjithë konsumatorët paguajnë faturat e tyre te cilat kalkulohen në përputhje me strukturën tarifore dhe me rregullat tjera të përcaktuara në Republikën e Kosovës. Struktura tarifore dhe çmimi i energjisë elektrike është i përcaktuar dhe aprovuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë”.

Portali Telegrafi, 04.09.2014