Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ahmetaj: TAP, i rëndësishëm për Europën

Ndërsa ka nisur sesioni i dytë i Konferencës Ballkanike për politikën e jashtme, ministri i Ekonomisë, Ahmetaj në një lidhje telefonike për A1 Report ka dhënë edhe detaje nga sesioni i mbyllur, ai për ekonominë.

Ahmetaj ka treguar se gjatë takimit të ministrave të 7 vendeve të rajonit me atë Gjermanisë dhe Austrisë është diskutuar për çështjen energjisë dhe infrastrukturës. Sipas ministrit të Ekonomisë Dokumenti i paraqitur nga Shqipëria është konsideruar shumë i mirë dhe se vendi ynë është konsideruar si promotor për zhvillimin ekonomik.

Gjatë sesionit të parë është diktuar për rëndësinë e TAP në aspektin e afrimit të gazit dhe uljen e varësisë së rajonit me gazin rus. Dhe u fol për një hapje gazi në Shqipëri apo Greqi. Rëndësinë e TAP në aspektin e afrimit të gazit dhe uljen e varësisë së rajonit me gazin rus. Dhe u fol për një hapje gazi në Shqipëri apo Greqi.

“Çështjet që u diskutuan ka të bëjë me energjinë, infrastrukturën. Besoj se është pikë kthese që Gjermania por dhe BE do të ketë të tregut të Ballkanit Perëndimor. Panel i parë ai ekonomik ka të bëjë me energjinë, infrastrukturën, interkonjeksionin e sistemeve të vendeve të ndryshme të Ballkanit e më pas me BE-në. Rëndësinë e TAP në aspektin e afrimit të gazit dhe uljen e varësisë së rajonit me gazin rus. Dhe u fol për një hapje gazi në Shqipëri apo Greqi. Si dhe gazsjellësin “IAP” për të krijuar atë që quhet unaza e gazifikimit. Dokumenti i paraqitur nga Shqipëria është konsideruar shumë i mirë. Dhe i ka të gjitha mundësitë për t’u kthyer në një bazë të diskutimit si me BE apo drejtpërdrejt me Gjermaninë. Ky samit është pikë kthese si në aspektin ekonomik dhe atë të integrimit. Shqipëria konsiderohet një vend promotor për zhvillimin ekonomik. Konsiderohet si një vend me zhvillim të lartë ekonomik. Unë besoj se Gjermania si promotor do të bëjë punën e vet për të garantuar financime.”-tha në lidhje telefonike ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

energjia.al 28.08.2014