Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

66,7% e energjisë prodhohet nga HEC-et e Drinit

Në 6-mujorin e parë janar-qershor, HEC-et prodhuan sasinë prej 2.353 GWh, një rënie prej 46.9% më pak se sasia e energjisë prej 4.429 GWh, që u prodhua në 6-mujorin e parë të vitit 2013.

Energjia elektrike në dispozicion e përftuar nga të gjitha burimet në 6 muajt e parë u rrit me 1,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njofton INSTAT.

Sipas tij, sasia e energjisë së prodhuar, importuar dhe eksportuar arriti në 4.022 GWh, ku prodhimi vendas zuri 58,5% të energjisë për konsum.

Prodhimi nga 3 HEC-et mbi lumin Drin përfaqëson 66,7% të prodhimit neto vendas.

HEC-et private me prodhues të pavarur dhe ato të dhëna me konçension prodhuan 33,3% energji elektrike në 6 muajt e parë.

Në kushtet e pamjaftueshmërisë së prodhimit vendas të energjisë për nevojat konsumatore, importi bruto i saj në 6-mujorin e parë arriti në 1.786 GWh, duke zënë 44,4% të energjisë në dispozicion, nga 20,2 % që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Për pasojë, edhe eksporti bruto i energjisë elektrike rezultoi me ulje prej 1.140 GWh.

Shqiptarja.com 26.08.2014