Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Serbi, hetohet shitja e kompanisë së naftës “NIS”

Policia serbe e ka nisur hetimin e privatizimit të kompanisë së naftës “NIS” bërë në vitin 2008 kur u ble nga kompania ruse, Gazprom Neft.

Ministria e Brendshme më 12 gusht ka thënë se e ka krijuar një ekip të hetimeve të veçanta për të ekzaminuar “të gjitha faktet dhe rrethanat sa i përket privatizimit të NIS”.

Gazprom Neft i ka blerë 51 % të NIS për 534 milionë në vitin 2008, gjatë kohës kur qeverinë e udhëhiqte Partia Demokratike që tani është në opozitë.

Marrëveshja e nënshkruar në Moskë në praninë e presidentëve serb dhe rus të asaj kohe, Boris Tadiq dhe Dmitry Medvedev.

Aleksandar Vuçiç, kryeministri aktual, ka thënë se marrëveshja nuk është në favor të Serbisë.

Revista Monitor, 14.08.2014