Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tajvan, shpërthen tubacioni i gazit

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa 270 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimeve të njëpasnjëshme të tubacioneve të gazit në Tajvan.

Rrjedhja e gazit dhe shpërthimet kanë ndodhur në qytetin jugor të Kaohsiung, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje.

Pamjet nga ngjarja tregojnë flakë të mëdha si dhe makina e ndërtesa të shkatërruara si pasojë e shpërthimit. Autoritetet po punojnë për neutralizimin e flakëve me anë të zjarrfikëseve, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet njoftojnë se pavarësisht ndihmës së zjarrfikësve zjarri është ende jashtë kontrollit, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe 5 zjarrfikës. Njerëzit përreth janë evakuuar, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për neutralizimin e flakëve si dhe për t’u ardhur në ndihmë personave të bllokuar.

Balkan Web, 01.08.2014