Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ nuk paguan faturën 19.2 mln euro

Në 5 qershor të këtij viti Shoqëria Përmbarimore “JUS” ku është urdhëruar venndosjen e masës së sekuestros konservative mbi kuotat dhe të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i kuotave në shoqërinë “CEZ SHPERNDARJE ”sh.a, si rrjedhojë e një fature të papaguar që kjo e fundit kishte ndaj kompanisë shtetërore të prodhimit të energjisë, CEZ. Sipas shkresës urdhëruese, që është publikuar në Qendrën KOmbëtare të Regjistrimit (QKR), në titullin ekzekutiv me shitës KESh Sha dhe blerës CEZ Shpërndarje, pala debitore (CEZ) duhet t’i paguante palës kreditore (KESH) shumën prej rreth 2.7 miliardë lekësh (19.2 milionë euro). Urdhëri i ekzekutimit për këtë faturë tatimore (titull ekzekutiv) ishte lëshuar nga Gjykata e Tiranës, që në datë 23 janar 2013.

Kjo sekuestro konservative ka zgjatur vetëm 10 ditë. Në datën 16.06.2014, Zyra Përmbarimore Private “JUS”, ka urdhëruar Heqjen e masës së sekuestros konservative nga kuota, aksione, biznese, automjete dhe pasuri të paluajtshme të regjistruara në emër të debitorit “CEZ SHPËRNDARJE”, me NIPT K72410014H.

Hera e fundit që CEZ iu vu sekuestro konservative mbi kuotat e saj ishte dhjetori 2012, një muaj përpara se Enti Rregullator i Energjisë t’i hiqete licencën kompanisë çeke CEZ Shpërdarje.

Vitet e fundit, i gjithë sektori i energjisë është përfshirë në një situatë të vështirë financiare dhe funksionale, si rrjedhojë e akumulimit të detyrimeve të ndërsjella midis aktorëve të këtij tregu (KESH, OST, CEZ, prodhuesit e pavarur të energjisë). Normalizimi i situatës së vështirë financiare të KESH kërkon stabilizimin e marrëdhënieve kontraktuale midis KESH dhe CEZ Shpërndarje sa i takon pagesës së detyrimeve nga ana e CEZ Shpërndarje kundrejt KESH për energjinë që kjo e fundit lëvron për të mbuluar nevojat e konsumatorëve tariforë, kapohuar drejtori i KESH, Agron Hetoja në një intervistë për Monitor. Borxhet e ndërsjellta arrojnë në miliona euro.

Në fund të qershorit të këtij viti qeveria e Shqipërisë dhe ajo Çeke arritën një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit lindur në janar 2013, kur Enti Rregullator i Energjisë mori vendimin për heqjen e licencës së kompanisë çeke CEZ. Marrëveshja parashikonte transferimin e menjëhershme të aksioneve në favor të CEZ-shqiptar, duke i dhënë shtetit pronësinë e plotë, pas marrjes se 76% të aksioneve që kishte grupi CEZ; Pala çele hoqi dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë euro, shumës që ajo bleu kompaninë në 2008; Shoqëria e re e shpërndarjes së energjisë e kontrolluar nga shteti do t’i paguajë çekëve 87.1 milionë euro, me këste deri në 2018, ndërsa interesat e paguara për katër vjet arrijnë në 7.9 milionë euro, duke e çuar koston që duhet të paguajë kompania në rreth 95 milionë euro; Palët heqin dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm financiar dhe pala çeke tërhiqet nga procesi i arbitrazhit.

Revista Monitor, 21.07.2014