Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS premton riparime në rrjet

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të KEDS-it, Mehmet Koç, ku e ka njoftuar me problemet e infrastrukturës dhe rrjetit elektrik të vjetruar, i cili do riparime dhe intervenime emergjente.

“Komuna e Vushtrrisë ka nevojën për investime emergjente në riparimet në rrjetin elektrik, pasi si i tillë që është, paraqet rrezik edhe për qytetarë” theksoi Mulaku. Ai gjithashtu ka kërkuar nga drejtuesit e KEDS-it për të intervenuar nën dhe rrjetin elektrik në sheshin e qytetit, ku komuna veç ka vendosur gypat e rrjetit dhe kabllot.

Kryetari Mulaku po ashtu ka kërkuar që projekti për vendosje të orëve të rrymës në shtylla, të vendoset profesionalisht, pasi gjer më tani këto ora po vendosen shumë ulët dhe paraqesin rrezik për fëmijë dhe vetura. Në takim gjithashtu u kërkua që për bizneset e mëdha t’u sigurohet rrjet i veçantë për të pasur 24 orë rrymë pa ndërpre.

Drejtori ekzekutiv Mehmet Koç, në këtë takim premtoi bashkëpunim për t’i realizuar kërkesat e tilla, gjersa aksionit për vendosje të orëve nëpër shtylla elektrike do të vazhdojmë pasi ta përmirësojmë defektin e paraqitur nga kryetari Mulaku.

Kryetari Mulaku dhe drejtori Mehmet Koç, kanë vizituar sheshin e qytetit, ku pritet që KEDS-i ta vendos nën dhe rrjetin elektrik, si dhe në lagje tjera që ka nevojë për intervenime, si në vendosje të trafove ashtu edhe ndërtimit të vet objektit të KEDS-it lokal.

Portali Telegrafi, 17.07.2014