Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers ngre skenë në Apolloni

Kompania naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” tashmë nuk është një problem vetëm për banorët e Zharrësit por edhe për Parkun Arkeologjik të Apolonisë, që është edhe pasuri kombëtare.

Ndonëse është mesi i sezonit turistik, ky park është i paaksesueshëm për vizitorët dhe turistët e huaj.

Shkak është bërë kjo skenë gjigante që po prej ditësh po ngrihet në ambientet e Parkut Arkeologjik në kuadër të një aktiviteti për 10-vjetorin e pranisë së “Bankess Petroleum” në Shqipëri.

Skena përveçse i ka humbur Parkut Arkeologjik 2400-vjeçar identitetin e tij, po i shkakton dëme të konsiderueshme në strukturën e tij.

Lidhur me këtë situatë reagon edhe arkeologu i njohur Myzafer Korkuti, njëkohësisht kreu i Akademisë së Shkencave.

Ngritja e kësaj platforme nga kompania “Bankers Petroleum” në ambientet e Parkut, sipas Korkutit është e patolerueshme dhe dëmet mund të jenë fatale.

Korkuti i bën apel ministrisë së Kulturës të marrë masa për largimin e menjëhershëm të kësaj platforme.

Shqiptarja.com 11.07.2014