Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Enel shet aktivet në Rumani dhe Slloveni

Gjigandi italian i energjisë elektrike Enel tha të enjten se kishte në plan të shiste aktive në Rumani dhe Sllovaki në një marrëveshje që do të siguronte më shumë se 4.4 miliard euro.

Aktivitetet që pritet të shiten do të përfshijnë aksione prej 66 për qind në Slovenske Elektrarne, gjeneratori kryesor i energjisë në Sllovaki me të ardhura prej 2.9 miliard euro në vitin 2013.

Në Rumani, aksionet që do të shiten do të jenë në kompanitë që menaxhojnë rrjetin e energjisë prej rreth 91,000 kilometra dhe me një bazë konsumatore prej rreth 20 për qind të tregut me pakicë.

Shefi ekzekutiv Francesco Starace ‘informoi bordin se … shitjet e mundshme nga ana e Grupit Enel do të përfshinin pasuritë e tij të gjenerimit në Sllovaki dhe shpërndarjen e tij dhe shitjet e aktiveve në Rumani, ‘referoi kompania.

Revista Monitor, 11.07.2014