Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Exxon në bisedime me Turkish Petroleum

Investitorët nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kanadaja janë të interesuar edhe në gazin argjilor dhe naftën e Turqisë, deklaroi gjatë një interviste Selami İncedalcı, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të çështjeve të Naftës të Ministrisë së Energjisë për Reuters. ExxonMobil ka hyrë në bisedime me korporatën shtetërore turke Petroleum Corporation (TPAO) për eksplorimin e gazit argjilor në rajonet juglindore dhe veriperëndimore të vendit, tha Selami İncedalcı. Ai tha se gjigandi i energjetikës amerikane ExxonMobil ‘pritet të vijë në Turqi për partneritet me TPAO’ raporton Publics.bg.

Revista Monitor, 02.07.2014