Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompania më e madhe e naftës në botë humbet 70% të fitimeve

Rrëzimi i tregut të naftës në fund të prillit shkaktoi shumë dëme në treg, dhe nuk kurseu askënd – madje as tregtaren më të madhe në botë të naftës.

Financial Times raportoi të martën, duke mbështetur burime të shumta konfidenciale, se të ardhurat neto të Vitol ranë 70% në tremujorin e parë, në 180 milion dollarë. Gjatë së njëjtës periudhë vitin e kaluar kompania bëri rreth 600 milion dollarë, tha FT.

Siç raporton FT, humbja e konsiderueshme e të ardhurave nga Vitol ka befasuar CEO-n e kompanisë, Russell Hardy, i cili në shkurt tha në Bloomberg TV se: “Tregu i shkurtit nuk ka ku të shkojë më keq”

Një pjesë humbjes së Vitolit, raportoi FT, ishte shkaktuar nga një bast i një partner – Yaoyao Liu – i cili ndërtoi një pozitë të madhe në treg me shpresën se nafta do të rikuperohej shpejt, por nafta faktikisht humbi akoma dhe më shumë në vijim.

Sacn,  10.06.2020