Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria e 111-ta për rezervat e arit

Shqipëria zë vendin e 111-të nga 179 vende të renditura nga CIA për rezervat valutore dhe ato të arit, sipas të dhënave të dhjetorit 2013.

Sipas CIA-s, rezervat valutore dhe në ar të Shqipërisë në fund të vitit 2013 ishin rreth 2.8 miliardë dollarë. Vendi në përgjithësi mban rezerva valutore që janë të barabarta me 4-5 muaj importe.

Nga shtetet e rajonit, Serbia ndodhet më lart në renditje, në vendin e 67-të, me 15.9 miliardë dollarë. Maqedonia pozicionohet pas Shqipërisë, në vendin e 113-të, me 2.75 miliardë dollarë.

Bosnjë-Hercegovina ka rezerva prej 5 miliardë dollarësh, në vendin e 95-të. Vendi i parë në këtë renditje i përket Kinës, me rezerva valutore prej 3.8 trilionë dollarësh, në vend të dytë Japonia me 1.28 trilionë dollarë dhe në të tretin Bashkimi Europian me 864 miliardë dollarë.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 17.06.2014