Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rezervat europiane të gazit mbrojnë nga krizat

Inventaret më të mëdha të gazit të Bashkimit Evropian në tri vite po e mbrojnë rajonin nga ndërprerjet e furnizimit rus dhe po ndihmojnë në shmangien e përsëritjes së krizave të mëparshme, kur çmimet u rritën gati katërfish.

OAO Gazprom (GAZP), kompania shtetërore e gazit të Rusisë, ndërpreu dje furnizimet për Ukrainën pasi skadoi afati për pagesën e borxhit. Kjo lëvizje i bëri jehonë kontesteve të ngjashme që ndërprenë dërgesat në Evropë gjatë motit të acartë në vitin 2006 dhe 2009. Europa, e varur nga tubacionet e gazit rus që kalojnë permes Ukrainës përreth 15 të nevojave të saj, është përpjekur që nga 2 maji të ndërmjetësojë një marrëveshje në ruajtjen e dërgesave.

Magazinimi në 28 vendet anëtare ishte 65 për qind i plotë që nga dita e djeshme, më e larta për këtë periudhe të vitit që nga viti 2011, sipas grupit lobues Gas Infrastructure Europe me qendër në Bruksel. Çmimet në Mbretërinë e Bashkuar, një tregues referencë rajonal, ka gjasa të mos fitojë më shumë se 5.6 për qind, duke supozuar se ndërprerja

‘Nuk përbën ende ndonjë problem të madh për Evropën, sepse është mes vere, furnizimet me gaz janë relativisht të larta,’ tha Daragh McDowell, analist i lartë në Rusi Maplecroft Ltd në Bath, Angli. ‘Nuk gjendemi në pikën ku fillojnë këmbojnë këmbanat e alarmit në Evropë.’

Gazi i Birtansië së fillim-muajit ra gati 2.5 për qind në 41.55 pen një term (7.10 dollarë për njësi termale britanike) sot në bursën e Londrës. Rritja ditore prej 8.8 për qind e ditës së djeshme ishte më e madhja që prej 3 marsit, dita e parë tregtare pasi presidenti rus Vladimir Putin siguroi miratimin e ligjvënësve për të dërguar trupa në rajonin e Ukrainës, Krime. Kontratat e së ardhmes kanë rënë 40 për qind në vitin 2014, teksa dimri me i butë i Evropës në shtatë vite ‘frenoi’ kërkesën.

Revista Monitor, 17.06.2014