Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Masterplani i gazit, WBIF jep 1.1 mln euro grant

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, (Western Balkan Investment Framework – WBIF) ka miratuar grantin prej 1.1 milion eurosh dhënë qeverisë së Shqipërisë me synim hartimin e masterplanit të gazit.

Ky grant i sapo miratuar nga WBIF, së bashku me mbështetjen që është siguruar ndërkaq nga Republika e Azerbaxhanit, kompania SOCAR dhe Bordi drejtues i projektit TAP, shënojnë një moment të rëndësishëm në rrugën e gazifikimit të Shqipërisë.

Masterplani do të ketë për synim përgatitjen e një studimi rreth vlerësimit të kushteve dhe nevojave teknike e komerciale, lidhur me kapacitet absorbuese; përdorimin për nevojat për energji;  infrastrukturën e shpërndarjes për Gazifikimin e Shqipërisë.

Masterplani do të mund të identifikojë edhe projektet prioritare investuese që konsiderohen të nevojshme për lehtësimin e gazifikimit të Shqipërisë.

Diversifikimi i burimeve dhe rrugëve të furnizimit me energji, rritja e sigurisë energjetike mbetet një objektiv primar i qeverisë së Shqipërisë.

energjia.al  13.06.2014