Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HIB padit Komunën e Prishtinës

HIB Petrol njofton se në fillim të javës së kaluar ka deponuar në Gjykatën Themelore një padi ndaj Komunës së Prishtinës, për kompensimin e dëmit të madh material dhe jomaterial të shkaktuar nga fushata denigruese ndaj kompanisë me shkëputjen e paligjshme të kontratës, me aferën e ashtuquajtur “naftë kancerogjene”.

Nëpërmjet një komunikate për media HIB Petrol njofton se qëllimisht kishte vendosur që padinë ndaj Komunës së Prishtinës të mos e bëjë publike deri pas përfundimit të fushatës zgjedhore, duke mos dashur që e njëjta në asnjë mënyrë të mos bëhet pjesë e debateve parazgjedhore dhe ta dëmtojë në ndonjë formë subjektin politik që udhëheq me kryeqytetin.

HIB Petrol mbetet me shpresë se organet e gjyqësisë do ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa ndikime politike, në një afat optimal, në mënyrë që të qartësohet një herë e përgjithmonë situata e krijuar.

po ashtu, HIB Petrol u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve politikë, në pushtet dhe në opozitë, që të presin fjalën e gjyqësorit dhe të mos e bëjnë kompaninë pjesë të debateve të tyre, as në kontekstin pozitiv e as në atë negativ.

Portali Telegrafi, 09.06.2014