Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Na shkatërroi agrumet “Albpetrol”, banorët paralajmërojnë padi penale: Mbetjet derdhen nëpër tokat tona

Banorët e fshatit Drenov në Mallakastër kanë bërë një denoncim në Televizionin Fax NeWs në lidhje me një problem mjaft shqetësues dhe të dëmshëm për ekonomitë e tyre që ka të bëjë me ndotjen e ujit të pijshëm dhe të tokave bujqësore nga qarkullimi i mbetjeve të naftës së nxjerrë nga “Albpetrol”.

Ata shprehen se të mbjellat e tyre kryesisht ullishtet u janë shkatërruar, ndërsa nuk kanë marrë shpërblime, si dhe as masa për të shmangur përrenjtë e mbetjeve nëpër tokat e tyre.

Tre prej banorëve kanë paralajmëruar ndjekjen e çshtjes në gjykatë dhe shtojnë se më parë firma “Bankers” ofronte përgjigje ndaj tyre, por që prej kohës kur rafineria menaxhohet nga “Albpetrol”, nuk iu është përgjigjur për asnjë dëm të shkaktuar.

“Ndotja e shkaktuar nga hidrokarburet ka ndikuar në mënyrë drastike në jetën e banorëve të cilëve u janë dëmtuar prodhimet e tyre, kryesisht të frutikulturës.

Na kanë bërë dëmtime të mëdha ndërmarrjet e naftës, tubacionet që kalojnë. Janë shumë raste, nuk jemi dëmshpërblyer e për më tepër koston, zero. Jemi katër familje, më së shumti janë dëmtuar ullishtet shekullore. Merrnim rreth 2 milionë lekë, tani nuk marrim asgjë, nuk mbjellim dot mbi atë tokë të dëmtuar. Dëmshpërblime nuk kemi marrë, na sorollasin. Para disa kohësh kam marrë një dëmshpërblim që edhe koston e shkuljes së rrënjëve nuk e kap. 2 milionë lekë të vjetra në vit vetëm prodhim, pa llogaritur që ka dalë jashtë prodhimit. Kemi shpresuar që ndërmarrja ta vlerësojë vetë dhe të na japë dëmshpërblimin në mënyrë të drejtë, por nuk po e japin. Ju drejtuam juve, por mund tëvazhdojmë me rrugë të tjera ligjore”, tha njëri nga banorët.

“Këtu është qendra 17 e ‘Albpetrolit’, kemi parashtruar problemin tonë. Pothuajse çdo ditë këtu bëhen shkarkime që shkojnë përmes përrenjve në det. Këtu nuk qëndrohet, jemi në gjendje katastrofike. Ka prej 89 muajsh që kemi marrë shkresat dhe i mbajmë nëpër sirtare. Deri para 8 muajsh, “Bankers” na jepte njëfarë shpërblimi dëmesh që na bëheshin, më pas nuk na është dhënë. ‘Albpetroli’ nuk është intersuar fare për ne, na janë dëmtuar ullishtet, se me ato mbahemi. Kemi probleme edhe me ujin që konsumojmë. Kemi ngritur problemin edhe tek Ministria e Mjedisit, Albetroli nuk na ka kthyer përgjigje. Do ti drejtohemi gjyqeve, Bashkia thotë se nuk kemi çfarë bëjmë. Kërkojmë ndihmën tuaj për ta denoncuar, aty toka nuk kthen më në prodhim”, tha një tjetër banor për Fax Nwws.

“Shqetësimi më i madh i ynëi është se deri para një viti, uji që dilte nga puset, futej sërish nëpër tuba nga ndërmarrja ndërsa më pas, gjithçka del në sipërfaqe. Uji i pijshëm është ndotur, mbushim uji me makina dhe hajvan rreth një orë larg. Problemi më i madh është uji që del nga shtresat në sipërfaqe, do shkojmë në gjyqe”, paralajmëroi banori tjetër.

Faxweb,  25.04.2020