Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, EVN do ofrojë edhe menaxhim energjetik

„EVN Furnizimi” vazhdon me mbështetjen për kompanitë. Të gjitha kompanitë që furnizohen me energji elektrike do të fitojnë edhe mbështetje shtesë për racionalizmin e konsumit përmes mundësive të implementojnë edhe menaxhment energjetik gjatë punës së tyre. Për t’ju mundësuar këtë shërbim për klientët e tyre, e cila për herë të parë ofrohet në tregun e Republikës së Maqedonisë, EVN Furnizimi tash më ka bashkëpunim ekskluziv me kompani udhëheqëse të kësaj fushe të menaxhmentit energjetik.

Menaxhmeti energjetik është një mjet i avancuar për racionalizmin e konsumit të energjisë elektrike, ku përmes audotimit energjetik i identifikon të gjitha pikat e kompanisë ku përdoret për teknologji të reja ose zëvendësuese, bëhen kursime serioze të energjisë elektrike gjatë punës së përgjithshme. Përmes këtij menaxhmenti kompanitë do të bëjnë kursime serioze të energjisë elektrike me çka do ta risin konkurrencën dhe do të kenë mundësi të investojnë në zhvillimin e ardhshëm të kompanisë së tyre.

„Kompanive përveç që ju ofrojmë çmime më të mira dhe shërbime të shkëlqyeshme, vazhdojmë me përfitime të reja të cilat për klientët tanë jo vetëm që do t’ju sigurojnë furnizim dhe mbështetje të mirëfilltë, por në të njëjtën kohë edhe mundësi për zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Menaxhmeti energjetik është koncept i ri në Maqedoni i cili tashmë zbatohet në botë”, u shpreh Niko Berberu, menaxher i “EVN Furnizimi”.

Analizat e ekipeve të specializuara të “EVN Funrizimi” tregojnë që në fazën e ardhshme të procesit të liberalizimit, kompanitë e vogla dhe të mesme do të fitojnë çmime më të ulta të energjisë elektrike. “EVN Furnizimi” tash më ka përgatitur paketa të veçanta të shërbimeve të cilat përpos çmimeve më të ulta të energjisë do të përmbajnë edhe tarfië më të ulët për konsumatorët.

Kompania ka një ekip profesional, të cilët mundësojnë në kohë shërbime të shpejta dhe profesionale si dhe ekspertizë, me çka kompanive ju mundëson zhvillim stabil të bizneseve të tyre. EVN në tregun energjetik të Maqedonisë ka formuar dy grupe të balansuara, njëra është për tregun e hapur ndërsa tjetra për tregun rregullator, ku kompanive ju mundëson stabilitet shtesë.

“EVN Furnizimi” është anëtare e “EVN Grupacionit” e cila ka më shumë se 8000 të punësuar dhe 14 milion konsumatorë në 20 shtete të ndryshme. Eksperienca dhe njohuria e punës në tregun e liberalizimit të grupacionit mundëson që “EVN Furnizimi” të ketë mbështetje të madhe në krijimin e shërbimeve më të mirë në tregun e Republikës së Maqedonisë.

energjia.al, 05.06.2014