Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zhvillimi ekonomik nga energjia

Përgjatë viteve, ekonomitë konvencionale janë kritikuar disa herë në këndvështrimin e termodinamikës. Një kritikë ka ardhur nga kimisti anglez Frederic Soddy. Nga viti 1920 – 1930 ai ka botuar një seri librash duke zhvilluar idenë se një ekonomi është një sistem i përdorimit të energjisë. Soddy theksoi dallimet ndërmjet pasurisë, pasurisë virtuale dhe borxhit. Pasuria është stoku i objekteve fizikisht të dobishme që ekonomia ka prodhuar; ajo ka një origjinë në entropinë e ulët dhe i nënshtrohet një rënie entropike. Paraja është pasuria virtuale, e cila simbolizon pretendimin e bartësve për pasuri të patundshme dhe i reziston rënjes entropike. Borxhi, është një aset nga ata që japin kredi, është një pretendim për prodhimin e ardhshëm të pasurisë reale.

Zgjerimi i ekonomisë dhe prodhimit të energjisë rrit shpresat dhe pritshmëritë për krijimin e pasurisë reale. Shpresat dhe pritshmëritë e bëjnë rritjen nëpërmjet borxhit të duket normale. Duke qenë se sistemi monetar inkurajon borxhin publik dhe privat, i cili në fakt duhet thënë se rritet më shpejt se ekonomia, krijohet problematika e vështirësisë në shlyerjen e këtij borxhi . Kjo sjell inflacionin, falimentimin, dështimin e bankave etj.

Një tjetër kritikë e termodinamikës, bazuar në zhvillimin ekonomik është ofruar në vitet 1970 nga Geoorgescu – Roegen dhe nxënësi i tij, Herman Daly. Tema e Masterit e Georgescu Roegen, “Ligji i entropisë, Procesi Ekonomik” shërben si bazë e ekonomisë ekologjike, në të cilën kombinohet një vlerësim i ligjeve të termodinamikës me një njohje të shërbimeve të ekosistemit. Në terma të thjeshta fizike, Georgescu Roegen vuri në dukje, se një ekonomi përbëhet nga asgjë më shumë se një grup i institucioneve dhe proceseve me të cilat kemi kthyer të vlefshme inputet e entropisë së ulët. Energjia është një burim i rëndësishëm ekonomik. Ajo është një indikator i kapacitetit të ekonomisë për të siguruar në mënyrë të qëndrueshme mirëqenien dhe lumturinë e popullit.

Revolucioni termodinamik në ekonomi gjithashtu sugjeron një alternativë të triumviratit të tokës, punës dhe kapitalit që është ofruar nga teoria neoklasike. Të gjitha të mirat ekonomike janë prodhuar nga inteligjenca në përdorimin e energjisë. Kapitali, mjetet dhe pajisjet që përdorim për të rritur produktivitetin e punës, përfshijnë të dy energjitë (energjinë e përdorur për nxjerrjen , përsosjen, formësimin e materialeve) dhe inteligjenca (shpikjet dhe inovacionet).

Natyra është burimi i të gjithë materies dhe energjisë. Energjia si burim natyror ofron një qasje të mirëkuptimit mes ekonomisë dhe ekologjisë, një hap i nevojshëm në krijimin e themeleve ekologjikisht të shëndosha të ekonomive tona. Aftësia jonë për të ngritur standardin tonë të jetesës në një ekonomi të qëndrueshme është e kufizuar vetëm nga inteligjenca e imagjinata jonë dhe ligjet e termodinamikës.

EROI – Kthimi i Energjisë në Investime

Vlerësimi i energjisë si burim kyç, do të thotë se ajo është një indikator thelbësor në zhvillimin ekonomik. Mjaft e rëndësishme është kthimi i energjisë në energjinë e investuar (EROI- Energy Return on Investment), një llogaritje e realizuar fillimisht nga hulumtuesit Cutler Cleveland, Charles Hall, Robert Herendeen dhe Randall Plant. Ajo që vlen të theksohet është se nevojitet energji, për të marrë energji. Psh. një fuçi nafte kërkon jo vetëm shpimin e pusit, por edhe transportimin e naftës për në një rafineri, konvertimin e saj në një shumëllojshmëri të produkteve të naftës, automobilat që djegin karburantin etj.

Në llogaritjen e EROI-t analiza është vendimtare për rezultatin, i cili ka qenë subjekt i shumë debateve dhe diskutimeve. Meqënëse shfrytëzimi i një burimi të energjisë kërkon infrastrukturë (si rrugë, automjete, industrinë e çelikut) duhet vlerësuar saktësisht kthimi i kësaj energjie të harxhuar në investime. Sa larg duhet të shtrihen kufijtë e analizës? Rreth përgjigjes së kësaj pyetje ka mendime të ndryshme. E për rrjedhojë, ekzistojnë një shumëllojshmëri të rezultateve në këtë fushë të studimit.

Ekolëvizja, 03.06.2014