Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lufta e gazsjellësve

Ndërtimi i degës serbe të gazsjellësit “Rrjedha e Jugut”, që do të anashkalojë Ukrainën dhe do të transportojë gaz drejt Bashkimit Europian, pritet të fillojë në muajin Korrik. Këtë lajm e ka bërë të ditur një zyrtar i kompanisë shtetëtore ruse, Gazprom.

Eksportuesi rus i gazit, po përshpejton punën për ndërtimin e gazsjellësit, që ka një kosto totale prej 40 miliardë dollarë, pavarësisht sanskioneve në vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi. Ndërsa për Serbinë, që është thuajse tërësisht e varur nga gazi rus, “Rrjedha e Jugut” cilësohet si një investim jetik, pasi vendi po përpiqet të mbështesë rritjen dhe të “marrë veten” nga përmbytjet shkatërruese të këtij muaji. Gazsjellësi 422 kilometra i gjatë, parashikohet të kalojë nëpër vendi ballkanik dhe do të ketë një kapacitet vjetor prej 40.5 miliardë metër kub gaz.

Një ndërmarrje e përbashkët midis monopolit serb, Srbijagas dhe Gazprom do të ndërtojë dhe manaxhojë tubacionin, ndërsa aksionet janë ndarë 49 dhe 51% respektivisht. Nëndrejtori i manaxhimit të projektit, Alexander Syromyatin, deklaroi se bisedimet me Srbijagas për një kredi do të përfundojnë brenda dy javësh. Më herët gjatë këtij muaji, kreu i Srbijagas, Dushan Bajatovic deklaroi se kompania duhet të sigurojë një kredi prej 175 milionë euro, në mënyrë që të ketë në zotërim aksionet. Europa është shumë e shqetësuar për shkak të varësisë që ka nga gazi rus, sidomos në këtë periudhë që marrëdhëniet me Rusinë janë ftohur shumë.

Për këtë arsye, Kontinenti i Vjetër po përpiqet të sigurojë rrugë alternative dhe projekti rival i “Rrjedhës së Jugut” është projekti TAP, që parashikohet të transportojë gaz natyror nga Azerbajxhani drejt Europës, nëpërmjet Shqipërisë. Por kapaciteti i projektit TAP është rreth 20 miliardë metër kub gaz në vit, sa gjysma e kapacitetit të gazsjellësit “Rrjedha e Jugut”. Në anën tjetër, ky gazsjellës përballet edhe me probleme ligjore, pasi duhet të marrë miratimin e Komisionit Europian. Ekzekutivi i Bashkimit Europian, deklaroi se “Rrjedha e Jugut” nuk është në përputhje me rregullat mbi pronësinë. Ndërsa procesi i miratimit është vendosur në pritje për shkak të aneksimit të rajonit të Krimesë nga Rusia në muajin Mars.

Scan TV, 30.05.2014