Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Japoni, shpërthen naftëmbajtësja

Një i humbur dhe katër të plagosur është bilanci provizor i shpërthimit të ndodhur në Japoni në bordin e naftëmbajtëses Shiki Maru, pranë portit të Himeji, në prefekturën perëndimore të Hyogo.

Sipas asaj që njoftojnë mediat lokale, janë rreth 7 persona që janë shpëtuar nga 8 pjesëtarët e ekuipazhit, teksa rezulton i humbur kapiteni i anijes.

Naftëmbajtësja 998 tonëshe ishte ankoruar 6 kilometra nga bregu, kur ndodhi shpërthimi rreth orës 9:20 minuta ora lokale (2:20 me orën tonë).

Akoma mbeten për tu sqaruar shkaqet e incidentit, që ndodhi pas shkarkimit të lëndës.

Balkan Web, 29.05.2014