Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Transparencë dhe klimë tërheqëse për investitorët”

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri mori pjesë në “Speakers Forum- Foreign Investors Association of Albania” ku mbajti një fjalë rasti përpara sipërmarrësve të huaj.

Ministri deklaroi se qeveria është në rrugën e duhur në drejtim të kryerjes së reformave për krijimin e shumë mundësive në sektorin energjitik, duke e bërë atë më likuid, duke krijuar një klimë më tërheqëse për investitorët.

Z.Gjiknuri u ndal tek projektet kryesore, ndër të cilat ai i bashkëpunimit me Kosovën duke shfrytëzuar dhe kombinuar burimet e ndryshme të energjisë që shfrytëzohen në të dyja vendet.

“Energjia është një sektor i rregulluar dhe shumë prej investitorëve, ndoshta që janë edhe këtu, kanë patur vështirësi në të kaluarën. Kjo për faktin se kur kemi një sektor të rregulluar, kur vuan sektori publik vuan edhe investitori privat. Unë e di se shumë investitorë mund të kenë pyetjet e tyre për atë çka do të bëhet në vijim. Ne po punojmë me ta, po hapim një dialog për të gjetur mënyrën që të bëjmë investimet e tyre të sigurta por në të njëjtën kohë të qëndrueshme”, u shpreh Ministri Gjiknuri.

Sipas tij, qeveria do të ndërmarrë rriskun e saj por do të krijojë edhe një treg që të jetë më likuid, dhe kjo është arsyeja pse në vitin e ardhshëm synojmë të liberalizojmë më tej tregun edhe me 20% krahasuar me situatën aktuale.

Brenda pak vitesh, insistoi Ministri, Shqipëria do të jetë në një pozitë shumë më të mirë kur bëhet fjalë për sektorin energjitik.

ministri gjiknuri ne speakers forumNdërkaq, Ministri tha se është shtuar ndjeshëm interesimi për naftën dhe gazit falë edhe zbulimeve të reja. “Falë punës së Shell/Petromanas interesi është rritur shumë dhe ndaj kjo është arsyeja përse qeveria ka vendosur të zhvillojë ankande konkuruese për fushat e lira të naftës”, u shpreh Z.Gjiknuri.

Ministri insistoi se koncesionet e dhëna në bazë konkuruese do të jenë një e mirë për publikun ashtu sikurse edhe për investitorët të cilët do të mund të garojnë dhe të marrin gjithçka në mënyrë transparente e pa lidhje të shkurtra me politikën.

Ministri tha se është duke u punuar për krijimin e një regjistri transparent elektronik për koncesionet që ja lejon të gjithëve të shohin kontratat që po zbatohen, cilat kanë tejkaluar afatet. Kjo, në vlerësimin e Ministrit do të jetë një masë shtesë kur vjen fjala për transparencën dhe garancinë e sigurinë e kontratave.

Duke u ndalur tek minierat, z.Gjiknuri tha se po ndërmerren ndryshime ligjore që synojnë ndaljen e fragmetizimit të zonave minerare dhe për t’i dhënë një shtysë kësaj fushe duke nxitur investimet serioze.

energjia.al 21.05.2014