Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Situata hidrike e KESH sh.a

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunitetin, iu drejtua për sqarim z. Elton Sevrani, drejtor i Divizionit të Furnizimit Publik me Shumicë në Koorporatën Elektronenergjetike Shqiptare, i cili dha sqarimin e mëposhtëm:

“Në lidhje me situatën hidrike dhe import-eksportin e realizuar nga KESH sha, jam i autorizuar t’ju njoftoj si më poshtë:

Përmirësimet hidrike të ditëve të fundit kanë mundësuar anulimin e importit të energjisë elektrike për periudhën 21-31 maj 2014. Ky veprim u bë në përputhje me procedurat e miratuara nga ERE për blerjen e energjisë si dhe mbështetur në njoftimin paraprak të publikuar në ftesën për ofertë, realizuar në datën 24 Prill 2014.

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KESH sha nuk është realizuar as eksport energjie dhe as shkëmbim energjie, as me Kosovë dhe as me ndonjë vend tjetër. Kjo për arsyje të mos pasjes së prodhimit të nevojshëm, të lejuar, për të realizuar eksport.

Niveli aktual në liqenin e Fierzës është rreth 290.5m, rreth 6 m më pak se niveli maksimal i lejuar.”

Drejtor i ZMPK, Plator NESTURI

energjia.al 19.05.2014