Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nxënësit trajnohen mbi kursimin e energjisë

Nxënës të shkollave 9 vjeçare në qytetin e Tiranës po sensibilizohen nga Milieukontakt Shqipëri, pjesë e rrjetit ECIM, mbi rëndësinë e efiçencës së energjisë. Përgjatë muajit maj Milieukontakt Shqipëri zhvilloi disa orë mësimi në klasat 4-5-8-9 në shkollat 9 vjeçare “4 Dëshmorët” dhe “Androkli Kostallari”. Fokusi kryesor gjatë këtyre orëve ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i brezit të ri mbi rëndësinë e kursimit të energjisë në shkolla, shtëpi dhe në ambjentet ku jetojmë. Rreth 150 nxënës nga të dy shkollat u trajnuan në lidhje me masat që duhen marr mbi kursimin e energjisë dhe përdorimin sa më efiçent të saj. Materiali i përgatitur ishte i pasur me grafika dhe filma të shkurtër duke e bërë më interesante dhe interaktive bashkëbisedimin me nxënësit. Nxënësit treguan një interesim mjaft të madh, ku nuk munguan edhe pyetjet apo diskutimet mbi produktet e reja efiçente, që janë bërë pjesë e tregut Shqiptar së fundmi siç janë llambat LED, pajisjet elektroshtëpiake “energy star” dhe panelet diellore. Ato më të rriturit shfaqën dëshirën për tu përfshirë si vullnetarë në aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese të organizatës.

Përveç orëve mësimore që u zhvilluan, Milieukontakt do të punojë së bashku me një grup nxënësish nën kujdesin e një eksperti energjie për të hartuar një raport auditimi energjie për secilën nga shkollat. Në përfundim nxënësit do të dalin me rekomandime e masa qe duhen marr për të përmirësuar sistemin energjisë në ambjentet e shkollës.

Përmes këtij procesi nxënësit do të mësojnë se si bëhet auditimi i një ndërtese, por do të ndajnë dhe me prindërit e tyre mësime e vërejtje të vlefshme. Raporti do ti vihet në dispozicion drejtorisë së shkollës e cila mund të marr masa të mëtejshme për përmirësimin e problematikave që do të adresohen ne raport.

Aktvitetet janë mundësuar në kuadër të programit SENiOR-A.

Ekolëvizja, 16.05.2014