Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kesh siguron rezerva të larta hidrike

Reshjet që kanë rinisur së fundmi kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjetike në vend, duke rritur nivelin e ujit në liqenet e hidrocentraleve më të mëdha.

Sipas të dhënave nga KESH, niveli në liqenin e Fierzës është 289.2 metra ndërsa prurjet në 177 metër kub ujë në sekondë. Niveli në liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës është përkatësisht 171.2 dhe 74.3 metra, ndërsa prurjet anësore janë në vlerat e 140 dhe 261 metër kub ujë në sekondë. 15 milionë kilovatorë në ditë po prodhohen nga hidrocentralet e vendit dhe po në të njëjtat nivele është konsumi energjetik.

Deri tani, në vend gjatë këtij viti janë prodhuar 6.2 terravatorë energji elektrike, ndërsa prurjet e shumta kanë rritur edhe rezervën hidrike në lumin Drin. Në këto kushte, burime nga KESH thonë për TV SCAN se, nevoja për import gjatë muajve të nxehtë të stinës së Verës do të jetë e ulët dhe parashikohet që vetëm CEZ të kryejë operacione të tilla për të mbuluar humbjet në rrjet.

Ndërkohë, Korporata është duke eksportuar 3 milionë kilovatorë në ditë drejt Kosovës. Mungesa e linjës së interkonjeksionit vazhdon të penalizojë shkëmbimet energjetike mes dy vendeve dhe të sjellë kosto më të larta për blerjen e energjisë. Duket se, dy vendet do të rrisin shkëmbimet energjetike vetëm nga fundi i vitit 2015, kohë kur pritet të ketë përfunduar ndërtimi i linjës së interkokensionit 400 kv.

Scan TV, 14.05.2014