Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ARMO jep 70 % të pagave të prapambetura

Prej tre ditësh punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh janë përfshirë në një grevë duke vendosur 3 kushte; shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, respektimin e kontrave dhe vendosjen e një date fiske për pagat.

Drejtuesi i rafinerisë Migjen Skënderaj thotë se punonjësve u është bërë një ofertë e kënaqshme ku merret angazhimi për shlyerjen e 70% të pagesave të prapambetura për punonjësit që rikthehen në punë ndërsa në muajt e ardhshëm, shlyerja e detyrimeve do të vijojë normalisht. Vetë drejtuesit e rafinerisë shprehen se një pjesë e konsiderueshme e pagesave të prapambetura u përkasin pronësisë së mëparshme të saj.

Drejtori Skënderaj thotë se kjo ofertë mund të mos jetë përcjellë si duhet tek punonjësit, për këtë arsye ajo do të referohet edhe njëherë tjetër tek punonjësit. Pavarësisht tentativave për të komunikuar me punonjësit, televizioni Scan nuk arriti të merrte një koment. Rafineria e naftës në Ballsh, që ka aktualisht 890 punonjës, pritet t’i nënshtrohet ristrukturimit edhe për shkak të ndryshimit të pronësisë.

Për punonjësit që do të preken nga ristrukturimi, sipas Skënderajt, është parashikuar dhënia e një pagese të veçantë. Në fund të intervistës për televizionin SCAN, drejtuesit shprehen se rafineria duhet të vijojë punën dhe kjo dëshmohet edhe nga fakti se po realizon investime.

Scan TV, 09.05.2014