Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Siguria energjitike e G-7

Në kushtet e keqësimit të situates politike në Ukrianë, ministrat e energjisë të grupit të 7 vendeve më të industrializuara u mblodhën në Romë sot për të diskutuar rreth sigurisë energjitike.

Në qendër të takimit ishte nevoja për të siguruar burime alternative energjie, për të pakësuar vartësinë e vendeve evropiane nga gazi dhe nafta ruse.

Një numër vendesh evropiane furnizohen me gazin rus përmes tubacioneve që kalojnë nga Ukraina.

Ministri gjerman i energjitikës tha se nuk ka zgjidhje të lehta për të siguruar burime energjie alternative. Sipas zyrtarit të lartë gjerman, gazi që Shtetet e Bashkuara nxjerrin nga formacionet shkëmbore nuk do të jetë gati për të furnizuar Evropën të pakën deri në fund të dekadës.

Sigurimi i burimeve alternative energjitike për Evropën është përparësi e BE-së dhe e Shteteve të Bashkuara.

Zëri i Amerikës, 06.05.2014