Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nën akuzë faturistët e CEZ

Pas më shumë se 3 vjet Prokuroria ka mbyllur hetimet për atë që duhej të ishte një prej dosja e vitit. Në fund dosja e famshme abuzimeve të CEZ me qytetarët është dërguar për gjykim me akuzën për falsifikim kompjuterik vetëm për 7 faturistë, ndërkohë që të njëjtën akuzë e rrezikojnë edhe 8 të tjerë. Ata akuzohen se kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik duke falsifikuar të dhënat e matësave të shumë qytetarëve në kryeqytet të cilëve u kanë faturuar më shumë energji se sa kanë konsumuar. Bëhet fjalë për periudhën Tetor 2010- Janar 2011, ndërsa numri total i abonentëve, sipas akuzës është mbi 14000, ku 490 prej tyre e kanë paguar këtë faturim. Sipas akuzës rezulton se të gjitha leximet e energjisë elektrike janë kryer jashtë orarit zyrtar, kryesisht në orët e vona ta mbrëmjes ose herët në mëngjes. Akuza ka arritur të vërtetojë se leximet janë fiktive, që nuk janë kryer realisht nga lexuesit në sahatet matës të energjisë elektrike. Për konsumatorët e thjeshtë, shumat arrinin deri në 65 mijë lekë, ndërsa për bizneset deri në 200 mijë lekë. Në sistemin e të dhënave të CEZ këto fatura të larta arsyetoheshin si gjoba për shkak të lidhjeve të paligjshme, ndërsa për të gjobiturit rezultonin si energji e papaguar. Dyshohet se ky grup faturistësh, janë paguar nën dorë apo me shpërblime me shuma të ndryshme për shërbimin e veçantë që kryenin për kompaninë çeke, por deri tani ky fakt nuk është provuar nga Prokuroria, ndërsa vete të akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues, duke mos pranuar asnjë prej shkeljeve. Por megjithatë është vërtetuar një pjesë e këtyre abuzimeve në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Vizion Plus, 01.05.2014