Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Detyrimet e pashlyera tek Inspektoriati i gazit

Rreth 83 subjekte që janë penalizuar nga Drejtoria e Inspektimit të Gazit gjatë vitit 2013, nuk kanë shlyer penalitetet e vendosura duke i kushtuar jo pak dëme financiare buxhetit të shtetit.Bëhet fjalë për subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mbarë vendin dhe që për mungesë të gjetjes së adresës nga zyrat e postave ose për refuzim të marrjes së gjobës, sot ushtrojnë aktivitetin e tyre pa shlyer asnjë detyrim që rrjedh nga ligji për të ofruar standardet e duhura në tregtimin e gazit dhe karburantit.

Inspektoriati Qendror Teknik është i vendosur në zbatimin e ligjit ndaj u kërkon këtyre subjekteve që të shlyejnë sa më parë gjobat e vendosura si pasojë e shkeljes së standardeve.

Në portalin zyrtar të IQT, gjenden 83 subjektet e penalizuara gjatë vitit 2013, që sot rezultojnë debitore ndaj këtij institucioni.

Klikoni këtu për të parë listën.

energjia.al 23.04.2014