Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregu i hidrokarbureve

Tregu i karburanteve me pakicë pritet të pësojë ndryshime të shumta brenda stinës së Verës nga masat që do të ndërmarrë qeveria.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë po rishikon strategjinë e funksionimit të kompanive tregtare në fushën e hidrokarbureve dhe ndryshimet parashikojnë caktimin e distancave të reja midis pikave të karburanteve që tregtojnë në vend. Kështu, edhe pse propozimet janë akoma në letër, projekt-strategjia për zhvillimin dhe funksionimin e këtij sektori distanca të reja në vijë ajrore për njësitë tregtare me pakicë.

Në autostradat e Shqipërisë pikat e tregtimit të karburantit do të ruajnë një distancë në vijë ajrore nga njëra tjetra prej 15 kilometra, në rrugët qendrore dhe dytësore jashtë qyteteve kjo distancë do të jetë në 5 kilometra ndërsa brenda zonave të banuara në 1 kilometër. Kjo masë pritet të rregullojë ndjeshëm tregun e hidrokarbureve në vend, të ulë abuzimet, por edhe rrezikshmërinë që paraqesin këto njësi tregtare të ndërtuara pa kriter dhe pa respektuar standardet teknike në zona të ndryshme të vendit.

Gjithashtu, lejet për ndërtimin e një njësie tregtare nuk do të lëshohen më nga pushteti vendor, por nga ai qendror. Për këtë arsye, ministria e Industrisë është duke përgatitur edhe një projektligj, i cili parashikon rikthimin e detyrimit të licencimit për të gjitha impiantet e përpunimit të naftës me qëllim parandalimin e njësive abuzive që përziejnë naftën bruto me solar dhe lëndë të tjera djegëse në dëm të konsumatorëve.

Scan TV, 23.04.2014