Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stream Oil nis kërkimet për gaz në Delvinë

Stream Oil & Gas Ltd (TSX-V: SKO) njofton se ka nisur shpimet për gaz në fushën e Delvinës në Shqipëri. Kompania parashikon dhe prodhimin e rreth 5 MMcf/në ditë gaz për vitin e parë me një kosto totale prej rreth 15 milionë dollari. Tek pusi i hapur pritet të fillojë testimi në qershor 2014. Kombinuar me prodhimin nga puset ekzistuese vertikale, Stream pret që në 2014 në Delvinë prodhimi I gazit të arrijë në rreth 7 MMcf / në ditë. Deri në vitin 2017, në Delvinë është parashikuar që të prodhohen rreth 20 MMcf/ditë gaz karburant. Perspektivat janë që kjo zonë do të shënojë rënie në vitet e ardhshme, por prodhimi I gazit do të rritet nga zonat e tjera pranë Delvinës.

Revista Monitor, 17.04.2014