Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Gjiknuri merr pjesë në Brown Forum

Ministri i Energjisё dhe Industrisё Z.Damian Gjiknuri ndodhet pёr njё vizitё nё Zagreb ku po merr pjesё nё Brown Forum 2014, organizuar nga Ambasada e Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs nё Kroaci nё bashkёpunim me qeverinё vendase.

Qё prej vitit 2011, Brown Forum ka mbledhur bashkё sipёrmarrёs, drejtues tё qeverive nga e gjitha Evropa Juglindore dhe Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs nё diskutime rreth temave tё ndryshme.

Kёtё vit, Brown Form u fokusua nё tё ardhmen e energjisё nё Evropёn Juglindore dhe potencialet pёr tё zhvilluar shpёrndarjen e saj.

Ministri Gjiknuri ishte pjesё e panelit pёr zhvillimin strategjik tё sektorit tё energjisё nё evropёn juglindore. Nё tё njёjtin panel referuan Znj.Julia Nesheiwat, Zv.ndihmёs Sekretare Amerikane e Shtetit, nё Byronё e Burimeve Energjitike, Ministri i Ekonomisё sё Kroacisё Z.Ivan Vrdoljak dhe Ministri i Shtetit pёr Klimёn e çёshtjet e Energjisё sё Polonisё Z.Pol Kovac.

Nё fjalёn e tij para tё pranishmёve Ministri Gjiknuri u ndal tek burimet natyrore tё Shqipёrisё dhe potencialet pёr shfrytёsimin e rezervave tё mёdha tё naftёs dhe gazit. Ministri deklaroi se edhe zbulimet e fundit tё naftёs nё kuadёr tё kёrkimeve tё Shell-Petromanas flasin pёr kёto potenciale.

Z.Gjiknuri e vlerёsoi maksimalisht projektin e gazsjellёsit Trans Adriatik (TAP) ndёrsa vuri theksin edhe tek nevoja e gjetjes sё njё mbёshtetjeje nga Bashkimi Evropian pёr degёzimin e kёtij gazsjellёsi me gazsjellёsin Jon Adriatik (IAP). Nё gjykimin e Ministrit, degёzimi i TAP-it me IAP-in do tё mund tё shtonte shanset dhe mundёsitё e vendit nё tregun rajonal dhe mё gjёrё.

Ministri Gjiknuri tha se Shqipёria po kёrkon financimin pёr tё kryer masterplanin e gazit çka do tё ndikojё drejtpёrdrejtё nё tёrheqjen e investitorёve serioze nё gazifikimin e vendit.

Ministri njoftoi se pёr herё tё parё do tё mund tё procedohet me hapjen e njё gare transparente pёr dhёnien pёr shfrytёzim tё blloqeve tё reja nё zonat naftёmbajtёse. Ndёrkaq, Ministri ftoi investitorёt qё tё shfaqin interes pёr dy projektet e hidrocentraleve tё Skavicёs dhe tё Vjosёs.

Qeveria e Shqipёrisё, tha Ministri ёshtё e angazhuar maksimalisht qё tё mbёshtesё investimet e huaja. Pёrmes transparencёs dhe sigurisё, Ministri garantoi se tё gjithё investitorёt do tё gjejnё mjedisin e pёrshtatshёm pёr tё investuar nё Shqipёri.

Gjatё punimeve tё forumit, Ministri Gjiknuri pati njё bashkёbisedim me zv.ndihmёs sekretaren amerikane tё shtetit pёr burimet energjitike Znj.Julia Nesheiwat. Nё vijim tё diskutimeve tё mbajtura nё forum, zyrtarja amerikane tha se Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs e mbёshtesin projektin IAP si degёzim tё gazsjellёsit Trans Adriatik (TAP). Nё vlerёsimin e saj, siguria energjitike ёshtё thelbёsore pёr sigurinё ekonomike ndёrsa SHBA e mbёshtet kёtё projekt me rёndёsi pёr sigurinё energjitike tё Evropёs dimos pas zhvillimeve tё fundit nё Ukrainё.

Ministri Gjiknuri zhvilloi takime edhe me ministrin e Infrastrukturёs sё Sllovenisё Z.Samo Omerzel, Ministrin e Ekonomisё sё Kroacisё Z.Ivan Vrdoljak dhe Ministrin e Shtetit pёr Klimёn e çёshtjet e Energjisё sё Polonisё Z.Pol Kovac.

Z.Gjiknuri pati rastin tё takohet edhe me pёrfaqёsues tё lartё tё kompanive CONOCOPHILLIPS, KONCAR, NOBLE ENERGY, G.Electric. Pasi prezantoi zhvillimet mё tё fundit nё fushёn e energjisё dhe industrisё, Ministri i ftoi kёto kompani tё vijnё e tё shohin mundёsitё e investimeve nё Shqipёri.

Nё forum ishin tё pranishёm edhe pёrfaqёsues tё lartё tё Ambasadёs sё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs nё Tiranё.

Gjatё vizitёs nё Kroaci, Z.Gjiknuri dha edhe njё intervistё pёr mediat vendase ashtu sikurse pёr rrjetin prestigjoz tё lajmeve ekonomike Bloomberg.

energjia.al 17.04.2014