Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazi mund të ndihmojë Qipron

Presidenti Nikos Anastasiades tha se zbulimi i gazit natyror përreth Qipros ka gjasa të shpejtojë përpjekjet ndërkombëtare për të zgjidhur ndarjen historike të ishullit dhe të mundësojë zhvillimin e qetë të një burimi alternative të furnizimit me energji ndaj Rusisë.

Por ai tha se ishte tepër herët të flitet për përparim të prekshëm mbi bisedimet e paqes që kanë rinisur kohët e fundit në ishullin e ndarë etnikisht. Historikisht kanë vijuar dallime të thella midis rivalëve qipriotë grekë e turq që kanë kundërshtuar përpjekjet e diplomatëve dhe politikanëve gjatë katër dekadave.

Pothuajse një trilion metra kub gaz natyror i rikuperueshën është zbuluar tashmë në pellgun e Mesdheut lindor, Mediterranean Levant Basin, e mjaftueshme për të furnizuar Evropën me gaz për më shumë se dy vjet.

Anastasiades tha se zbulimi dhe prosperiteti i mundshëm që mund ti sjellë vendeve në rajon bëri që nevoja për paqe të vihet në një fokus edhe më të mprehtë.

Shtetet evropiane janë shqetësuar ndaj varësisë së madhe nga energjia ruse që kur Moska aneksoi gadishullin e Detit të Zi të Ukrainës, Krimenë muajin e kaluar. Rusia siguron rreth një të tretën e naftës dhe gazit të Bashkimit Evropian.

Por ndarja e ishullit dhe pretendimet konkurruese territoriale ka të ngjarë të komplikojnë zhvillimin e fushave të reja, të cilat shtrihen edhe në drejtim të Izraelit.

Turqia, e cila mbështet ndarjen e territorit verior të Qipros, konteston të drejtat e Qipros për mbulimin e zonave detare në jug dhe juglindje të ishullit që janë të pasura në rezerva gazi. Ajo në disa raste ka dërguar anije luftarake në zonë.

Qiproja thotë se ujërat janë pjesë e ‘fushës së saj të influencës’ në det të hapur, ku ajo i ka dhënë koncesione kërkimi kompanisë franceze Total TOTF.PA, kompanisë amerikane Noble Energy Inc NBL.N dhe të Koresë së Jugut, Kogas 036460.KS.

Revista Monitor, 10.04.2014