Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sqarim nga KEK rreth trajtimit të mbetjeve

Nga ana mjedisore, me lëshimin në punë të transportit hidraulik të hirit nga TCB, në 2006 dhe nga TCA vitin e kaluar, pas 50 viteve korporata ka ndërprerë përfundimisht ndotjen nga hiri i thatë fluturues që mbetet pas procesit të djegies së linjitit. Për më tepër, rikultivimi përfundimtar i deponisë së Kosovës A, ku është bërë depozitimi i atij hiri tash e disa dekada, pritet të përfundojë gjatë këtij viti.

Përndryshe, KEK është gjithmonë i gatshëm të ofrojë për shitje produktet anësore ( mbetjet) me kusht që të mos rrezikohet apo pengohet procesi i punës dhe prodhimit të linjitit dhe energjisë. Në këtë rast duhet theksuar se KEK sh.a. punon në bazë të ligjeve në fuqi në Republiken e Kosovës dhe rregulloreve të brendshme, që bazohen në parimet e konkurencës, testimit të tregut dhe kujdesit ndaj palëve të treta (posaçërisht, nga ana mjedisore).

Edhe pse është ofruar disa herë nga korporata, asnjëherë nuk ka pasur interesim nga kushdo qoftë për përdorim të hirit të depozituar në deponi apo të hirit në dalje të Kosovës A. Nga viti 2004, pothuajse, pa ndërprerë deri sot, Sharrcemi ka marr hi në dalje të Kosovës B, në një sasi prej rreth 130,000 ton në çdo vit.

Në këtë moment, KEK-u ka kontrata tri vjeçare për furnizim me hi të Sharrcemit të një sasie prej 390,000 ton dhe Trepçës të një sasie prej 150,000 ton . Si rrjedhim, për një periudhë afatmesme ( deri në korrik 2016) KEK-u u ka mundësuar këtyre dy kompanive vendore furnizim stabil dhe pa pengesa me këtë lendë të parë. Deri më sot nuk kemi pasur asnjë vërejtje rreth çfarëdo pengese në furnizim me hi sipas këtyre dy kontratave. Prandaj, nëse është e vërtetë, nuk e kuptojmë arsyen, pse Sharrcemi do të duhej të furnizohej me këtë lendë të parë nga Maqedonia.

energjia.al 11.4.2014