Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Braçe-Berishës: Konçesonet, në dëm të shtetit

Pas fjalës së deputetit Berisha, dje në Kuvend e mori fjalën deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, i cili akuzoi Qeverinë e mëparshme, se ka dhënë leje koncensionare pa plotësuar kushtet, ndërsa u ndal edhe tek koncesionet monopol.

“Deri tani, ato kontrata që janë shfuqizuar nga koncesionet janë ekzaktësisht kontrata koncesione që kishin vajtur tek njerëz që nuk e meritonin. Nuk i kanë përdorur për vite të tëra, i kanë mbajtur aty thjesht dhe vetëm për t’i tregtuar, siç i mësove ti. Kurse për pjesën tjetër, zotëri shko, dil përballu me banorët. Ke dhënë leje koncesionare që kanë shkatërruar interesat e komuniteteve. Dil edhe ti dhe shko përgjigju një më një, tek banorët e atyre zonave që po ju merr ujin për vaditje dhe për të pirë. Shko e ktheju përgjigje edhe në Bulqizë, edhe në Dibër, edhe në Librazhd gjithë njerëzve. Nëse do të flasësh për koncesione po ta përsëris që janë katër koncesione, që i keni dhënë ti në kushte monopoli dhe të cilat shqiptarët po paguajnë 45 milionë dollarë në vit. Nuk i merr shteti fare, i arkëtojnë klientët e tu drejtpërdrejt”, tha Braçe.

Top Channel, 10.04.2014