Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritja e akcizës, qeveria do kompensojë Bankers

Gjatë gjithë tremujorit të parë të këtij viti, ekipi menxhues i Bankers ka zhvilluar diskutime të shpeshta me qeverinë shqiptare në lidhje me ndryshimet e kohëve të fundit të legjislacionit fiskal në sektorin e hidrokarbureve. Kompania ka marrë garanci nga qeveria se do t’I ofrohet një zgjidhje për kompensimin e efekteve financiare që do të lindin nga ndryshimet fiskale. Brenda 3-mujorit të dytë të këtij viti pritet të finalizohet një marrëveshje zyrtare për këtë qëllim. Lajmi bëhet I ditur nga njoftimi zyrtar I kompanisë më të madhe në vend, Bankers Petroleum, e cila nxjerr, përpunon dhe eksporton naftë nga Shqipëria.

“Kompania është e inkurajuar nga progresi i bërë dhe shpreson të arrijë një marrëveshje zyrtare me qeverinë shqiptare në lidhje me gjetjen e një mekanizmi për të kompensuar efektet financiare që do të sjellë vendosja e taksës së akcizës si edhe të ndryshimeve të tjera si rrjedhojë e Paketes së Re Fiskale 2014. Me garancinë e qeverisë shqiptare, kompania po vazhdon të zbatojë programin e investimeve kapitale për vitin 2014 dhe parashikon se këto ndryshime fiskale do të kenë ndikim minimal në mbarëvajtjen e biznezit. Nëpërmjet shtimit të sondës së gjashtë të shpimit, rritjes së vazhdueshme të prodhimit dhe zgjerimit të programeve të injektimit të ujit dhe polimerëve, kompania Bankers është e kënaqur me arritjet e deritanishme dhe vazhdimësinë gjatë 2014,” – u shpreh David French, Presidenti dhe Shefi Ekzekutiv i ‘Bankers Petroleum

Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se ka vijuar të rrisë prodhimin dhe eksportin e naftës. Prodhimi mesatar në vendburimin e Patos-Marinzës për 3-mujorin e parë të vitit 2014 ishte 19,911 fuçi në ditë, ose 3.2% më shumë krahasuar me tremujorin e 4-ërt të vitit 2013 gjatë të cilit prodhimi mesatar ishte 19,303 fuçi në ditë.

Shitjet e naftës gjatë këtij 3-mujori ishin mesatarisht 18,435 fuçi në ditë, 6.5% më pak se në 3-mujorin e 4-ërt të vitit 2013 gjatë të cilit ishin mesatarisht 19,710 fuçi në ditë. Kjo ndodhi pasi eksporti i planifikuar për në datën 31 mars 2014 u spostua për në prill 2014 dhe si rrjedhojë do të rregistrohet si eksport në 3-mujorin të dytë të këtij viti. Inventari I naftës bruto në 31 mars 2014 ishte 444,000 fuçi, 133,000 fuçi më shumë se 311,000 fuçi që ishte në 31 dhjetor 2013.

Çmimi mesatar i shitjes së naftës së Patos-Marinzës për 3-mujorin ishte afërsisht 87.35 USD për fuçi (që përfaqëson 81% të indeksit brent prej 108.22 USD për fuçi), krahasuar me çmimin mesatar të tremujorit të fundit të 2013-ës prej 85.71 USD për fuçi (që përfaqëson 78% të indeksit brent prej 109.27 USD për fuçi).

34 puse të reja u shpuan gjatë tremujorit të parë të 2014-ës në zonën kryesore të vendburimit të Patos-Marinzës nga të cilat 29 puse horizontale prodhimi, 3 puse horizontale të ri-shpuara në shtresë tjetër dhe 2 puse për depozitimin e ujit. 23 nga këto puse u kompletuan dhe u vendosën në prodhim ndërsa pjesa tjetër prej 9 pusesh do të vendoset në prodhim gjatë muajit prill në varësi të lëvizjeve të sondës, kompletimit të pusit me pajisjet sipërfaqësore dhe ndërtimit të infrastrukturës përkatëse.

Revista Monitor, 09.04.2014