Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjermania e gjelbër, qeveria miraton reformën

Qeveria gjermane ka miratuar reformën shumë të rëndësishme, mbi ndryshimet ligjore për energjinë e rinovueshme, të hartuara për të ngadalësuar rritjen e kostove, pasi ekonomia më e madhe në Europë synon të dyfishojë prodhimin e energjisë së gjelbërt në 45% deri në vitin 2025.

Kabineti i kancelares Merkel ka miratuar ligjin e quajtur “Energievende”, që do të thotë tranzicioni drejt energjisë së rinovueshme, dhe është cilësuar si një hap i rëndësishëm për Gjermaninë, që përpiqet të largohet gradualisht nga energjia bërthamore, pa shkaktuar papunësi. Reforma pritet të ngadaësojë zgjerimin e shpejtë të energjisë së gjelbërt, që deri më tani përfaqëson 25% të energjisë elektrike në Gjermani, do të detyrojë kompanitë të ndërmarrin më tepër risk dhe do të mbrojë familjet nga një rritje e mundshme e kostos në të ardhmen, duke detyruar kompanitë të paguajnë më shumë.

Kancelarja Merkel ka bërë një riorganizim të ligjeve të energjisë së rinovueshme gjatë qeverisjes së saj 4-mujore në “koalicionin e gjerë” dhe deklaroi se kalimi i tij në ligj është i nevojshëm pasi mban çmimet e energjisë nën kontroll. Analistët mendojnë se ligji i ri do të mbrojë në mënyrë të veçantë familjet, pasi çmimet e energjisë me pakicë në Gjermani janë ndër më të lartat në Europë.

Ndërsa çmimet e energjisë me shumicë janë ndër më të ultat në kontinent, pjesërisht për shkak të energjisë së erës, diellit dhe kapacitetit të biokarburanteve. Ndërsa “boom-i” i energjisë së rinovueshme ka ndihmuar në uljen e çmimeve me shumicë në Europë, pasi Gjermania është zhndërruar në një eksportues të madh të energjisë së gjelbërt. Qeveria gjermane parashikon që deri në vitin 2022 të mbyllë të gjithë reaktorët bërthamore të prodhimit të energjisë.

Scan TV, 08.04.2014