Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN vlerësohet me çmimin e inovacionit

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) në vijim të bashkëpunimit me kompaninë GDi GIS DATA GROUP LLC, për implementimin e sistemit GIS në AKBN, mori pjesë në eventin më të rëndësishëm organizuar nga GDi GIS DATA GROUP, “CDi Forum innovations for life”, zhvilluar në Rovinj, Kroaci në datat 31Mars – 2 Prill 2014.

Në këtë forum morën pjesë të gjitha kompanitë rajonale të grupit GDi, si dhe një numër i madh klientësh rajonal të sektorit publik dhe privat.

Ndër temat kryesore që u prezantuan në këtë forum ishte implementimi i sistemit GIS për menaxhimin e fushave të ndryshme ndër të cilat burimet natyrore, shërbimet publike dhe energjia.

Pjesëmarrja e AKBN-së në këtë forum ishte e një rëndësie të veçantë pasi AKBN ka implementuar me sukses sistemin GIS në fushën e Burimeve Natyrore dhe vlen të theksohet eksperienca e marrë dhe nga vendet e tjera për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Për këtë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore u nderua me çmimin “GDI Award for Innovation and Usage of GDi Solution Products”. Ky çmim iu dorëzua përfaqësuesve të AKBN-së në këtë event.

Gjatë ditëve të forumit pati shkëmbime eksperience me vendet e rajonit dhe më gjerë mbi zgjidhjet që këto vende i kanë dhënë menaxhimit të burimeve natyrore.

energjia.al 08.04.2014