Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhimi mesatar i Bankers, 19.900 fuçi/ditë

Prodhimi, Shitjet dhe Çmimi i Naftës

Prodhimi mesatar ne vendburimin e Patos-Marinzes për 3-mujorin e pare te vitit 2014 ishte 19,911 fuçi ne dite, ose 3.2% me shume krahasuar me tremujorin e 4-rt te vitit 2013 gjate te cilit prodhimi mesatar ishte 19,303 fuçi ne dite. Shitjet e naftës gjate këtij 3-mujori ishin mesatarisht 18,435 fuçi ne dite, 6.5% me pak se ne 3-mujorin e 4-rt te vitit 2013 gjate te cilit ishin mesatarisht 19,710 fuçi ne dite. Kjo ndodhi pasi eksporti i planifikuar për ne datën 31 mars 2014 u spostua për ne prill 2014 dhe si rrjedhojë do te rregistrohet si eksport ne 3-mujorin te dyte te këtij viti. Inventari i naftës bruto ne 31 mars 2014 ishte 444,000 fuçi, 133,000 fuçi me shume se 311,000 fuçi qe ishte ne 31dhjetor 2013. Çmimi mesatar i shitjes se naftës se Patos-Marinzes për 3-mujorin ishte afërsisht $87.35 për fuçi (qe përfaqëson 81% te indeksit BRENT prej $108.22 per fuçi), krahasuar me çmimin mesatar te tremujorit te fundit te 2013-es prej $85.71 për fuçi (qe përfaqëson 78% te indeksit BRENT prej $109.27 për fuçi).

Përditësimi mbi Programin e Shpimeve te Reja

Tridhjete e katër (34) puse te reja u shpuan gjate tremujorit te pare te 2014-es ne zonën kryesore te vendburimit te Patos-Marinzes nga te cilat 29 puse horizontale prodhimi, 3 puse horizontale te ri-shpuara ne shtrese tjetër, dhe 2 puse për depozitimin e ujit. 23 nga këto puse u kompletuan dhe u vendosen ne prodhim ndërsa pjesa tjetër prej 9 pusesh do te vendoset ne prodhim gjate muajit prill ne varësi te lëvizjeve te sondës, kompletimit te pusit me pajisjet sipërfaqësore dhe ndërtimit te infrastrukturës përkatëse. Sonda e gjashte e shpimit e instaluar se fundmi filloi shpimin e pusit te pare ne datën 18 mars 2014 dhe e përfundoi për 15 dite. Kompania po vazhdon zhvillimin e ketij vendburimi nëpërmjet shpimeve te reja ne multi-shtresat e ndryshme brenda zonës kryesore te Patos-Marinzes. Kjo sonde ofron me shume fleksibilitet per te vazhduar punen me shpime ne zonen jugore te vendburimit si edhe ne zhvillimin e venddburimit te Kuçovës.

Zhvillimi i Infrastruktures

Gjate 3-mujorit te pare te vitit 2014, Kompania përfundoi procesin e sherbimimeve dhe mirëmbajtjes ne dy nga pajisjet kryesore ne sektorin qendror te dekantimit. Ndërtimi i zonës se trete te trajtimit te naftës është ne fazën përfundimtare dhe do te filloje nga pune gjate 3-mujorit te dyte sebashku me impiantin e trajtimit te mbetjeve. Kompania vazhdon te mbaje nivelin e përdorimit te holluesit ne afërsisht 8% dhe kjo vjen si rezultat i përmirësimit te procesit te trajtimit gjate vitit te kaluar. Gjate vitit ne vazhdim, Bankers do te fokusohet ne projekte kyçe te zhvillimit te infrastrukturës qe do te synojnë uljen e kostove dhe optimizmin e operacioneve, ku perfshihen elektrifikimi i vendburimit, rrjeti i tubacioneve, impianti i trajtimit te mbetjeve, ndërtimi i depozitave te reja si edhe shtimi i sistemeve te kaskadave.

Ndryshime Fiskale te Qeverise Shqiptare per Vitin 2014

Gjate gjithë tremujorit te pare te këtij viti, Ekipi Menxhues i Bankers ka zhvilluar diskutime te shpeshta me Qeverinë Shqiptare ne lidhje me ndryshimet e kohëve te fundit te legjislacionit fiskal ne sektorin e Hidrokarbureve. Kompania ka marre garanci nga Qeveria se do t’i ofrohet një zgjidhje për kompensimin e efekteve financiare qe do te lindin nga ndryshimet fiskale. Brenda 3-mujorit te dyte te këtij viti pritet te finalizohet një marrëveshje zyrtare për këtë qellim.

“Kompania është e inkurajuar nga progresi i bere dhe shpreson te arrije një marrëveshje zyrtare me qeverinë shqiptare ne lidhje me gjetjen e nje mekanizmi per te kompensuar efektet financiare qe do te sjelle vendosja e Taksës se Akcizës si edhe te ndryshimeve te tjera si rrjedhoje e Paketës se Re Fiskale 2014. Me garancinë e qeverise shqiptare, Kompania po vazhdon te zbatoje programin e investimeve kapitale per vitin 2014 dhe parashikon se keto ndryshime fiskale do te kene ndikim minimal ne mbarevajtjen e biznezit. Nepermjet shtimit te sondes se gjashte te shpimit, rritjes se vazhdueshme te prodhimit dhe zgjerimit te programeve te injektimit te ujit dhe polimereve, kompania Bankers eshte e kenaqur me arritjet e deri tanishme dhe vashdimesine gjate 2014,” – u shpreh David French, Presidenti dhe Shefi Ekzekutiv i Bankers Petroleum.

Sot News, 08.04.2014