Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pezullohet “Rrjedha e Jugut”, favorizohet TAP

Konflikti midis Perëndimit dhe Rusisë në lidhje me Ukrainën mund të pengojë përkohësisht ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha e Jugut”, por megjithatë nuk ka asnjë kërcënim afatgjatë.

Këtë deklaratë e ka bërë ministri i jashtëm bullgar. E ardhmja e gazsjellësit 2400 kilometra, që fillon nga Rusia nëpërmjet Detit të Zi dhe që shmang Ukrainën, është vënë në dyshim pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Bullgaria, që është një vend anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Europian, është pothuajse tërësisht e varur nga energjia ruse. Por nëse projekti finalizohet Bullgaria do të jetë një përfitues i madh i gazsjellësit. Ministri i jashtëm bullgar, Kristian Vigenin deklaroi se, ndërkohë që Brukseli ka pezulluar bisedimet me Moskën për këtë projekt, studimet teknike në terren nuk janë ndalur.

Komentet e Vigenin janë disi më optimiste se palët e tjera, nëse i referohemi deklaratës së shefit ekzekutiv të kompanisë italiane të naftës, Eni, i cili tha se persdpektivat e “Rrjedhës së Jugut” janë zbehur. Gjithashtu, kriza e Krimesë ka bërë që Bullgaria të përshpejtojë përpjekjet për të diversifikuar blerjen e energjisë. Ky vend ka filluar negociata për të blerë gaz të lëngshëm natyror nga Katari apo Izraeli. Rusia ka filluar ndërtimin e “Rrjedhës së Jugut” dhe parashikohet të përballojë rreth 15% të kërkesës vjetore të Europës për gaz, duke “çimentuar” pozitën si furnizuesi kryesor i gazit në kontinent.

south stream rrjedha jugore

Por, gazsjellësi ka ende nevojë për ndryshime ligjore të rëndësishme në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian. Komisioneri për Energjinë në Bashkimin Europian, deklaroi se diskutimet me Moskën janë pezulluar. Dhe në këtë situatë, sigurisht që favorizohet projekti tjetër madhor, TAP, që transporton gaz nga Azerbajxhani drejt Europës, nëpërpjet Shqipërisë, punimet për ndëtimin e së cilit fillojnë në vitin 2015.

Scan TV, 04.04.2014