Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ përgjigjet për ndërtuesit

CEZ Shperndarje sqaron opinionin publik se kontratat per lidhjet e reja te energjise elektrike behen pas aplikimit te ndertuesve prane kompanise. CEZ Shperndarje hedh poshte si te pavertete deklaraten e bere nga drejtuesit e shoqates se Ndertuesve, duke theksuar se: Jane ndertuesit ata qe se bashku me pronaret e apartamenteve aplikojne per ndryshimin e emrave ne kontratat me CEZ Shperndarje, nga firma e ndertimit ne ate te pronarit te baneses. Kompania nuk mund te nderhyje ne asnje rast pa aplikimin e ndertuesit qe ka kontraten e objektit.

CEZ Shperndarje deklaron se edhe ndertimi i kabinave eshte detyrim ligjor i firmave ndertuese, qe sanksionohet edhe mes detyrimeve per miratimin e lejes se ndertimit. Por gjejme rastin te shprehim nje shqetesim jo vetem per kompanine tone, por per te gjithe qytetaret se ne 80% te rasteve keto kabina jane braktisur nga ndertuesit, pa u plotesuar kushtet teknike, qe percaktohen nga ERE.

CEZ Shperndarje garanton se do te zbatoje ligjin dhe vetem ligjin per kontratat e reja te energjise elektrike, faturimin dhe mbledhjen e detyrimeve nga abonentet e saj. Ndersa theksojme se do te vijojme me aksionet kunder lidhjeve te paligjshme dhe shlyerjes se faturave debitore.

energjia.al 07.04.2014