Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri takon homologun grek

Ministri Gjiknuri takon homologun grek: Shtysё tё re bashkёpunimit nё energji

Ministri i Energjisё dhe Industrisё sё Shqipёrisё Z.Damian Gjiknuri zhvilloi njё vizitё zyrtare nё Greqi ku u takua me Ministrin e Mjedisit, Energjisё dhe Ndryshimeve Klimaterike Z. Yannis Maniatis.

Nё bashkёbisedimin mes tyre, tё dy ministrat u ndalёn nё çёshtje tё bashkёpunimit mes dy vendeve nё fushёn e energjisё. Me theks tё veçantё ishte diskutimi mbi projektin e gazsjellёsit Trans Adriatik (TAP).

Ministri Gjiknuri e konsideroi projektin e gazsjellёsit me rёndёsi thelbёsore edhe nё kuadёr tё forcimit tё marrёdhёnieve mes dy vendeve. Ndёrkaq, Ministri Maniatis insistoi se ky ёshtё njё moment shumё i mirё qё Shqipёria dhe Greqia duhet ta shfrytёzojnё pёr tё koordinuar veprimet dhe rritur shkallёn e bashkёpunimit nё fushёn e gazit dhe tё energjisё.

Z.Gjiknuri njohu Ministrin grek me fazёn nё tё cilёn ndodhet projekti TAP nё Shqipёri dhe pёrpjekjet e qeverisё pёr tё rritur nivelin e pёrfitimeve lokale nga ky investim mjaft i rёndёisishёm.

Ministri Gjiknuri tha se tanimё ka nisur puna edhe pёr tё mundёsuar hartimin e njё masterplani pёr gazifikimin e vendit.

gjiknuri dhe homologu grek

Mes ministrave u diskutua edhe pёr shkёmbimin e informacioneve dhe bashkёpunimin rreth kёrkimeve nё fushёn hidrokarbure nё hapёsirёn e detit jon.Ndёrkaq, Ministri Gjiknuri vlerёsoi se ёshtё me shumё rёndёsi aktivizimi i komitetit pёr ujёrat ndёrkufitare ndёrsa insistoi se çdo diskutim duhet t’i shёrbejё rritjes sё transparencёs pёrmes shkёmbimit tё informacionit.

Ministri Maniatis deklaroi se e mbёshtet aktivizimin e komitetit dhe se gjithçka duhet tё shkojё nё drejtim tё rritjes sё transparencёs pёr çdo problematikё qё ndeshet.

Ministrat Gjiknuri dhe Maniatis ranё dakord gjithashtu pёr ngritjen e grupeve tё pёrbashkёta nё nivel teknik pёr tё diskutuar mbi mёnyrat se si mund tё shtohen format e bashkёpunimit mes Shqipёrisё dhe Greqisё nё fushёn e energjisё nё tёrёsi, energjive tё rinovueshme dhe sektorin e gazit.

Ministrat nёnvizuan se krijimi i kёtyre grupeve ekspertёsh do tё ketё njё efekt pozitiv duke dhёnё mundёsinё e shkёmbimit tё njohurive dhe eksperiencave mes dy vendeve.

Gjatё qёndrimit nё Athinё, Ministri Gjiknuri pati njё takim tё veçantё edhe me Sekretarin e Pёrgjithshёm pёr Marrёdhёniet Ekonomike nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme tё Greqisё Z. Panagiotis G.Mihalos.

Nё kёtё takim u vlerёsua se projekti i gazsjellёsit TAP duhet tё shihet si njё mundёsi pёr tё krijuar forma bashkёpunimi nё fushёn e energjisё.

Ministri Gjiknuri u ndal nё kёtё takim tek reformat qё po ndёrmerr qeveria e Shqipёrisё pёr tё rritur interesin e investitorёve tё huaj nё vend. Z.Gjiknuri deklaroi se vihet re njё rritje e interesit tё kompanive tё huaja pёr tё shqyrtuar mundёsi investimi.

Ndёrkaq, Ministri Gjiknuri garantoi z. Mihalos se po ndёrmerren gjithashtu reformat e duhura pёr tё avancuar nё drejtim tё procesit tё integrimit evropian tё Shqipёrisё. Nё kёtё pikё, Z.Gjiknuri vlerёsoi mbёshtetjen e Greqisё duke nёnvizuar se Shqipёria meriton njё vendimmarrje pozitive nё qershor pёr statusin kandidat.

energjia.al 04.04.2014