Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sekuestrohet në aksin Janinë-Athinë ngarkesa me 3.5 tonë gaz të rrezikshëm

Top Channel mëson se policia greke ka sekuestruar në aksin Janinë-Athinë, një ngarkesë prej gati 3.5 tonë gaz frigoriferik,i cilësuar si tepër i rrezikshëm për ambientin.Sipas policisë greke, ngarkesa me gazin e rrezikshëm ishte ngarkuar në një kamion dhe një fugon me targa shqiptare dhe ishte fshehur mes arkave të frutave.

Autoritetet greke thonë se kishin informacion për transportin e një sasie lëndësh kimike të rrezikshme, të llojit gaz freon R 22 dhe R 404, ndaj dhe pasi evidentuan mjetet në momentin që ato kaluan në doganën e Kakavijës, i vunë nën vëzhgim për disa orë.

Në momentin e ndalimit, në kamion dhe në fugon, u gjetën edhe dy drejtuesit e mjeteve, të dy shtetas shqiptarë, të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Atyre iu gjet sasia prej 263 bombula gazi me peshë total 3439 kg si dhe 5600 euro cash si dhe 4 telefona celularë.

Dyshohet se dy të arrestuarit në bashkëpunim me disa persona të tjerë të shpallur në kërkim, importonin nëpërmjet Shqipërisë sasinë e gazit të kondicionerëve,i cili është konsideruar si tepër i dëmshëm për ambjentin dhe ndalohet në vendet e BE, por çuditërisht, lejohet në vendin tonë.

Përfitimet e organizatës llogariten në qindra mijëra euro në vit.

Dy mjetet e përdorura prej trafikantëve u sekuestruan, ndërsa dy trafikantët do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Tp Channel,  19.06.2020