Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

EVN, marrëveshje për furnizim me 120 kompani

Mbi 120 kompani kanë firmosur marrëveshje për furnizim me energji elektrike nga “EVN Furnizim”, që me daljen e parë në tregun e hapur për shitje energjie. Menaxheri i “EVN Furnizim”, Niko Berberu tha se ata që nënshkruan marrëveshje me këtë kompani, nuk kanë nevojë aspak të merakosen për shpenzimin e energjisë, pasi përvoja dhe ekspertiza e EVN-së përmes planifikimit është në dispozicion të tyre. EVN Furnizim formoi edhe grupin e dytë të balancimit. Njëra, më e madhja në vend është e tregut rregullator të energjisë elektrike ku furnizon konsumatorët tarifor duke përfshirë edhe 700 000 familje e bizneset e vogla, dhe grupi i dytë i balancimit për liberalizimin e tregut ku është përfshirë edhe “EVN Furnizim me 70% ose 2/3 e kompanive, të cilët nga 1 prilli për herë të parë do të dalin në tregun e hapur si dhe “EVN Trejding për Evropën juglindore. Aktualisht në tregun e amvisërive si dhe në atë evropian, EVN furnizon mbi 3 milion konsumatorë në Bullgari, Austri dhe Maqedoni.

Alsat-M, 31.03.2014