Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN, bashkëpunim me agjensinë norvegjeze

Një delegacion Norvegjez, kryesuar nga Z.Siv Sannem Inderberg, Drejtor i Licencimit në Drejtorinë e Burimeve Ujore dhe Energjisë në Norvegji, zhvilloi një takim pune në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN). Delegacioni u prit nga Drejtori Ekzekutiv Z.Dael Dervishi.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave reciproke, ngritja e kapaciteteve dhe informimi në lidhje me procedurat koncesionare në Shqipëri dhe roli specifik i AKBN-së në marrëdhëniet me investitorët dhe në përgjithësi. Në takim morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë së Hidroenergjetikës në AKBN. Në fjalën e hapjes Z.Dervishi, falenderoi delegacionin Norvegjez për interesin dhe bëri një prezantim të shkurtër mbi fushën e veprimtarisë së AKBN-së dhe rolin e saj si institucion rregullator në marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe investitorëve në fushën e hidroenergjisë, hidrokarbureve, minierave dhe energjive të rinovueshme. Z.Dervishi informoi delegacionin Norvegjez për përpjekjet intensive të qeverisë për përmiresimin e kuadrit ligjor, për disiplinimin e investimeve dhe rritjen e fondeve në dispozicion, veçanërisht në sektorin e energjive të rinovueshme dhe sektorin hidroenergjetik.

Përfaqësuesi i delegacionit Norvegjez, Z. Inderberg falenderoi Z. Dervishi për mundësinë dhe bëri një prezantim të punës së institucionit të tij dhe një pasqyrim të mënyrës së si funksionon sistemi energjetik në Norvegji.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje dhe u diskutua mbi çështje më interes të përbashkët dhe të dyja palët ranë dakord që ky bashkëpunim të vijojë më tej për të përfituar nga eksperiencat reciproke në sektorin e energjisë.

energjia.al 02.04.2014