Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Licencat pa kriter për HEC-e dëmtuan mjedisin

Mjedisi është dëmtuar nga ndërtimi I hidrocentraleve. Ambientalistët shprehen se janë dhënë licenca pa kriter në zonat e mbrojtuara, pa asnjë studim të mirëfilltë se cfarë efektesh negative mund të kenë ato mbi mjedisin. Uji si I vetmi burim për energjinë nga HEC-et po sjell reduktimin e rezervave hidrike.

Ambjentalisti Xhemal Mato shprehet se ka ardhur koha që autoritetet e Qeverisë të mendojnë për forma të tjera të sigurimit të energjisë.

Ambientalistët shprehen se pa u hartuar një draft sipas parametrave europiane për menaxhimin e integruar të ujrave, nuk duhet të ndërtohen HEC-e.

Albanian Screen, 23.03.2014