Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Saraçini viziton termocentralin në Tetovë

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini së bashku me zëvendës drejtorin e Zonave Teknologjike Industriale Asim Useini dhe drejtorin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Arben Halili e vizituan termoelektrocentralin e gazit në fshatin Trebosh dhe zonën teknologjike në Tetovë në mënyrë që të mbikëqyrin realizimin e punëve ndërtimore në këto objekte.

“Centrali i gazit në Trebosh i cili momentalisht është në ndërtim e sipër, është investim i kompanisë “Vezë Sharri” me vlerë prej 6 milionë eurosh, për ndërtimin e të cilit janë angazhuar 100 punëtorë dhe 2 milionë euro. Në muajin qershor presim të filloj prodhimi i energjisë elektrike nga burimet alternative, por edhe punësimin e 30 punëtorëve të ri”, theksoi ministri Saraçini.

Ky central i gazit do të jetë projekt i parë jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë, ku Republika e Maqedonisë në një farë mënyre bëhet lider në rajon për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet rinovuese. Energjia elektrike dio të fitohet me shfrytëzimine biogazit. Me të nga mbeturinat organike nga ferma do të mundësohet prodhimi i 1 megavat energji elektrike në orë.

Zona ndërtohet përmes partneritetit publik privat dhe për disa vite duhet të investohen 7 milionë euro, me ç’rast Zona teknologjike në Tetovë do të bëhet input i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik në rajon”, deklaroi Saraçini. Arben Halili, drejtor OEMVP deklaroi se nga ajo që mund të shohin në teren është fakti se zona tani më ka filluar të jep rezultatet e para dhe presin që për një kohë të shkurtë të vihen edhe gurrthemelet e para, ku në këtë mënyrë të filloj edhe eksporti i prodhimeve të gatshme.

Sipas zëvendësdrejtorit të zonës teknologjike industriale Asip Useini tani më tri kompani kanë shprehur interesim për të investuar në zonë, por në mënyrë të vazhdueshme bëhen komunikimet e përditshme me kompani të reja që do të ishin investues potencial në zonë.

Revista Monitor, 24.03.2014