Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kroaci, tenderi për gazin dhe naftën

Ministri i Ekonomisë, Ivan Vrdoljak, njoftoi tenderin publik për koncesionin e eksplorimit të bregdetit Adriatik në Kroaci për naftë dhe gaz.

Në prill, ministria do të ofrojë për investitorët 29 seksione të Adriatikut. Ministria, e cila ka ngritur një agjenci të veçantë të hidrokarbureve për menaxhimin e procesit të tenderit, vlerëson se të ardhurat nga eksplorimi do të jenë dhjetë herë më të larta se sa është parashikuar fillimisht, me deri në 3.8 miliardë kuna (500 milionë euro) vjetore të parashikuara sipas modelit të ri.

“Ne kemi kryer analiza dhe kemi ofruar një çmim konkurrues në krahasim me vendet e tjera të rajonit”, tha Vrdoljak. Operacionet e para të eksplorimit pritet të fillojnë brenda vitit, me nxjerrjen e parë të gazit dhe naftës që nuk do të fillojnë për të paktën pesë vjet.

“Ne vlerësojmë se për çdo fushë (29 në total) do të jenë të nevojshme dy platforma, të cilat kushtojnë rreth 40 milionë dollarë amerikanë secila. Kjo është një mundësi e madhe për industrinë dhe kantieret (ku ndërtohen dhe rregullohen anijet) tona”, tha ministri.

Kompania norvegjeze e shërbimeve të imazheve sizmike, Spectrum Geo2, përfundoi shqyrtimet sizmike 2D të rezervave të naftës dhe gazit përgjatë 15,000 kilometrave të detit Adriatik të Kroacisë vitin e kaluar. Të dhënat e të gjitha rezultateve të imazhit sizmik do të jenë në dispozicion të të gjitha palëve të interesuara këtë muaj.

Revista Monitor, 23.03.2014