Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri: Do të liberalizojmë tregun energjitik

Sektori energjetik ka probleme financiare dhe liberalizimi i tregut është një nga hapat kryesorë që do të ndërmerret nga Ministria e Energjitikës. Deklarata u bë nga ministri Damian Gjiknuri gjatë forumit për sistemin energjitik. Sipas ministrit Gjiknuri problemet e sistemit energjetik tashmë janë të njohura dhe thelbësore mbetet reformimi i tij. Ai theksoi se përsa u përket burimeve ky sektor nuk mund të mbështetet vetëm te ato hidrike.

“Ju jeni pjesë e rëndësishme e sistemit dhe do bëheni pjesë e problemeve që ka sistemi energjetik. Problemi i likuiditetit të prodhimeve tuaja do të jetë i vazhdueshëm. Parësore është reforma në sektorin e energjisë. Pak më parë shtyjmë ligjin për energjinë e rinovueshme, qëllimi ishte të fitojmë kohë në mënyrë që të dialogojmë.

Duhet të rishikohen HEC-et private. Ka probleme financiare në sektorin energjetik. Do miratojmë shumë shpejt ligjin e ri për energjinë që synon të liberalizojë tregun e energjisë. Qeveria e kaluar filloi një politikë të paplanifikuar.

Jemi koshientë që situata është e tillë. Shqipëria duhet të mendojë për diversifikimin e sektorit të energjisë. Qëndrueshmëria e sektorit energjitik do varet nga diversifikimi i burimeve. Reformat duhet të ndërmerren këtë vit në të kundërt sektori energjetik do të ndodhet në situatë shumë të keqe. E rëndësishme është që Shqipëria të interkonjektohet”,- u shpreh Gjiknuri.

Balkan Web, 24.03.2014