Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Derdhja e naftës, mbyllet porti në Hjuston

Porti më i madh i anijeve në Teksas të Shteteve të Bashkuara është i mbyllur prej tre ditësh, si rezultat i derdhjes së madhe të naftës. Rreth 4 mijë fuçi naftë janë derdhur nga porti i anijeve në Hjuston pas një përplasjeje mes dy anijeve.

Ndonëse janë duke punuar në vazhdimësi, punëtorët që po e pastrojnë këtë zonë, thonë se nevojiten edhe disa ditë më shumë. Dhjetëra anije janë në pritje të pastrimit të kanalit. Porti i anijeve të Hjuston furnizon me naftë më shumë se 10% të rafinerive në Shtetet e Bashkuara.

Balkan Web, 24.03.2014