Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

450 leje për HEC-e dëmtojnë ekosistemin

Shoqatat mjedisore në vend i bëjnë apel qeverisë që të tregojë kujdes me shfrytëzimin e lumenjve shqiptarë për qëllime ekonomike dhe të ndërhyjë për rishikimin e lejeve koncesionare.

Në ditët botërore të ujit, rrjeti për mbrojtjen e natyrës në të cilin janë përfshirë 7 organizata, e cilëson si të dëmshme për mjedisin dhënien e 450 lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e vendit.

Po ashtu, shoqatat mjedisore kanë firmosur edhe një deklaratë të përbashkët, ku qeverisë shqiptare i kërkohet që të ndërhyjë në mbrojtje të lumenjve ndërkufitarë, Radika dhe Vjosa, për të cilat po diskutohen projekte devijimi.

Scan TV, 22.03.2014